Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga prokuroria të hetohet konkursi për infermierë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Ai ka përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa fakte sipas të cilave pretendon se ka pasur manipulim në konkurs, shkruan Arbresh.info.
“Fakte rreth manipulimit dhe keqpërdorimeve në konkursin për infermierë në SHSKUK. Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve. Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasur 55 pikë, në testin me gojë për ta eliminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë. Ndërsa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj. Ftoj prokurorinë që të merret me keqpërdorimet dhe manipulimet në konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK-së”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira