Ministrja në dorëheqje, Albulena Haxhiu, ka shkruar sot për 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.
Ajo thotë se gjatë këtij mandati kanë shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojnë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial, shkruan Arbresh.info.
Postimi i saj:Mbrëmë shënuam 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.
Gjatë këtyre 13 viteve, Oda ka kontribuar në ndërtimin e një sistemi noterial profesional dhe të besueshëm, duke u bërë një shtyllë e rëndësishme e drejtësisë në vend, pavarësisht sfidave.
Ministria e Drejtësisë ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e noterisë si pjesë thelbësore e sistemit juridik, duke siguruar kushte për funksionim të pavarur, transparent dhe profesional të shërbimeve noteriale në Kosovë.
Gjatë këtij mandati kemi shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojmë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial.
Urime të gjithë noterëve 13 vjetorin!/Arbresh.info/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...