Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se procesi i noterisë në mandatin e ish ministrit Abelard Tahiri, ka qenë ndër proceset më të komprometuara në vend, prandaj ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që mos ta legjitimojë procesin e kaluar të noterisë.
Këtë deklaratë Haxhiu e bëri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku tha se ka pasur shumë ndërhyrje në procesin e Noterisë, sa që sipas saj doli sheshit paligjshmëria dhe mungesa e meritokracisë.
“Aq shumë ndërhyrje janë bërë, saqë doli sheshit paligjshmëria dhe mungesa e meritokracisë, nuk mundën ta fshehin siç kanë bërë me procese të shumta. Kur kam pranuar detyrën e Ministres së Drejtësisë, të njëjtin proces e kisha anuluar por pavarësisht kësaj e kam ditur që ata që kanë ndërhyrë në atë proçes nuk do të lënë gurë pa lëvizur vetëm e vetëm që ta mbrojnë këtë proçes të paligjshëm dhe interesat e tyre”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që mos ta legjitimoj procesin e kaluar të noterisë, por të respektoj anulimin e këtij procesi, të cilin ajo e ka bërë në mandatin e saj.
“Departamenti administrativ brenda Gjykatës Themelore, dy herë radhazi me të drejtë kishte refuzuar masën e përkohëshme nga paditësi por Gjykata e Apelit sërish e ka kthyer në rivendosje, por po ashtu ka kërkuar ndryshim të gjyqtarit në dep.administrativ. Rrallë e dëgjuar! Pra, Gjykata e Apelit ka kërkuar ndryshim gjyqtari sepse nuk i pëlqen vendimi i shkallës së parë dhe derisa të vjen një gjyqtar i cili nxjerrë vendim që i pëlqen kësaj gjykate ose dikujt jashtë saj, duket se njësoj do të veprojnë! Ndërhyrjet në këtë kontest nuk duhet t’i pranojë askush. Anulimi i procesit të noterisë nuk është bërë për inat të askujt por për të mbrojtur profesionin e Noterisë. Gjykata nuk duhet ta legjitimojë të njëjtin”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...