Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së trefishtë në Gjilan.
Në një postim në Facebook, ajo tha se dy nga tre të dyshuarit për vrasjen e trefisht në Gjilan, kanë qëndruar në burg për fare pak kohë nga qershori në tetor të vitit 2024.
Postimi i plotë:
Bazuar në informacionet e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim, nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kjo periudhë shumë e shkurtër paraburgimi për veprat që ata dyshohen të kenë kryer tregon një problem serioz në trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë. Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë.
Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Për më shumë informacione:
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë