Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet lidhur me grevën në arsim.
Teksa ishte duke shprehur shqetësim për fëmijët të cilët janë jashtë bankave shkollore, Haxhiu iu drejtua njërit prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë “rri palohu aty”.
“Urdhëro, ti i dinë krejt, kanë e mbështesë e çka mbështesë. Po rri palohu aty”, ka thënë deputeti opozitar.
Haxhiu tutje ka deklaruar se VV-ja po vazhdo ta përmend fitoren e 14 shkurtit, por “kanë humbur shtatë herë”, shkruna telegrafi.
“Shkolla shqipe është ndalur sot, nuk është ndalur as në kohë lufte. Po ju lus, bëjeni zgjidhjen sepse ju takon juve. Nuk humbni asgjë nëse mësimi fillon sot”.
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...