Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka vendosur që mos të dorëzohet edhe pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pasi do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LVV, Albulena Haxhiu.
Haxhiu tha se janë duke përgatitur lëndën për ta dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi siç tha ajo me këtë marrëveshje është cenuar integriteti territorial i vendit.
“Në fakt atë natë kur kaloi Marrëveshja për demarkacionin, ku deputetët me votën e tyre e legjitimuan aktin e tradhtisë së Hashim Thaçit, jemi mbledhur për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. Me votën e tyre deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës cenuan rëndë integritetin territorial, e cila është njëra prej elementeve kryesore për shtetin, siç është territori. Afati kohor që kemi në dispozicion është tetë ditë dhe besoj që në fund të javës së ardhshme do ta kemi gati për ta dërguar”, ka thënë deputetja Haxhiu.
Ajo gjithashtu u shpreh optimiste se kësaj here Gjykata Kushtetuese do të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali