Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot në konferencë për media se Qeveria e Kosovës beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Para gazetarëve, Haxhiu tha se Gjykata Speciale nuk u ka dhënë asnjë përgjegjësi shtetit të Kosovës përveç pagesës së avokatëve të tyre, pagesë e cila ka kushtuar 18 milionë euro.
“E vetmja përgjegjësi që na kanë dhënë ata neve është pagesa e ekipeve të mbrojtjes, e cila është 18 milionë euro dhe të cilën ne e kemi kryer. E ritheksoj që ne besojmë në pafajësinë e tyre, në luftën e pastër të UCK-së dhe urojmë që ata sa më parë të kthehen në Kosovë”, tha Haxhiu./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...