Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka deklaruar se elektorati i LDK-së nuk është i kënaqur me vendimin e partisë së tyre për dorëzimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë
“Unë mendoj që elektorati i LDK-së nuk është i kënaqur me vendimet e marra nga partia e tyre, Siç është mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë dhe aventurat që ka hyrë gjatë pandemisë. Mendoj se edhe ata e kanë kuptuar gabimin që e kanë bërë. Tash e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haskuka.
Sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje menjëherë pas përfundimit të situatës së krijuar nga koronavirusi.
“Realisht që nëse shkojmë në Kushtetutë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese në të kaluarën, është e pamundur krijimi i një qeverie pa fituesin e zgjedhjeve. Nuk është aspak demokratike do ishte në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. Në vendin tonë dy herë është votuar mocioni i mosbesimit dhe më pas automatikisht është shkuar në zgjedhje të reja . Tash e kemi situatën e pandemisë, por në momentin që kryhet kjo, duhet të caktohet data e zgjedhjeve ose t’ju jepet mandati përsëri partisë së parë”, tha ai.
Haskuka thotë se çdo lloj qeverie që formohet me partinë e dytë, do ta bëjë Kosovën të varur nga Beogradi.
Çfarëdolloj qeverie që të formohet nga partia e dytë me Listën Serbe si në Qeverinë Haradinaj, do të varet nga Beogradi. Çka do që të aprovohet nga Beogradi aprovohet edhe nga Qeveria, çka do që nuk e aprovojnë ata nuk mund të aprovohet në Kosovë. Shpresojmë që partitë që duan me e marrë pushtetin në çdo kusht, nuk janë për me e fut Kosovën në duart e Beogradit”, tha ai./Alban Begolli/arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X