Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Telegrafin, ka folur rreth gjendjes së komunës të cilën e ka gjetur pas marrjes së mandatit.
Haskuka ka theksuar se shumë shpejt do të ketë vetëm lajme pozitive nga Prizreni, për dallim prej të kaluarës, duke shtuar se komunën e ka trashëguar me 1 milionë e 300 mijë euro borxhe.
“1 milionë e 300 mijë euro janë borxhe nga komuna… Arkivat në komunën e Prizrenit janë në gjendje të keqe. Për me gjet një dokument t’i duhesh me shku me i kërku nëpër fajlla të ndryshme, unë kam prit që t’i kemi ato në fajlla elektronike, nuk ka folldera të përbashkët ku mund të ruhen dokumente të rëndësishme të komunës, më është dashur 10 ditë me gjet dokumentin për me shikua statutin për shëndetësi”, ka thënë Haskuka.
Ai ka theksuar se tash e tutje do të ketë transparencë në Komunën e Prizrenit.
“Të gjitha punët që bënë komuna do të jenë të hapura dhe të qasura për publikun. Besoj që shpejt do ta kemi ueb sajtin e ri të komunës”, tha Haskuka.
Ai shtoi se janë 3600 lëndë në Gjykatë kundër Komunës së Prizrenit./Telegrafi/
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...