Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren tashmë është i pakuptimtë, përcjellë arbresh.info
Kjo pasi LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm për kryesues të asamblesë komunale, meqë rast koalicioni LVV-LDK e ka humbur mundësinë për ta udhëhequr asamblenë.
Haskuka tha se asambleja komunale ka qenë arsyeja për të cilën kanë hyrë në koalicion, prandaj edhe nuk ka kuptim që koalicioni të vazhdoj tutje.
Së pari uroj që u kry më në fund procesi i zgjedhjes së asamblesë komunale, sepse më shumë se dy muaj janë duke u pritur më shumë se 20 vendime që do të duhej të votoheshin në asamblenë komunale. Po më vjen keq që LDK-ja nuk ka qenë prezentë në votim, dhe ne si koalicion e kemi humbur kryesuesin e asamblesë komunale. Arsyeja që kemi qenë në koalicion ka qenë asambleja komunale, për të kaluar vendimet më lehtë dhe për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ndërmjet qeverisjes ekzekutive dhe legjislative në komunë. Me këtë humbje koalicioni jonë nuk ka kuptim, prandaj do të vazhdojmë vetëm në këtë aspekt”, tha Haskuka në konferencë për medie. /arbresh.info/
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...