Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka reagoi ndaj ankesave për reduktime të gjata të ujit në qytet.
Sipas tij kjo po ndodh për shkak të problemeve në riparimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit.
“Dje pas ankesave të shumta për ndërprerje të ujit kërkova shpejgime shtesë për punmiet, sipas inormatave, reduktimet e ujit kanë zgjatur më shumë ngase në pjesën ku po zhvillohen punimet, rrjeti i ujësjellësit ishte më i vjetër së 70 vite dhe intervenimet me pjesët e reja nuk i janë përshtatur sistemit të vjetëruar”, tha Haskuka
Ai po ashtu tha se kritikat e qeverisjes së kaluar mbi këtë temë, janë sharje e vetvetes.
“Derisa i kuptoj shqetësimet e sinqerta të qytetarëve, nuk mund të kuptoj disa eksponentë të pushtetit, ngase të kritikosh furnizimin me ujë është të kritikosh pushtetet e kaluara, pra vetëveten, ngase këto investime është dashur t’i kemi shumë më përpara”, shkroi ai.
Ai kritikoi udhëheqësit e mëparshëm komunalë edhe për mos mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke thënë se tashmë shërbimet e ujësjellësit po i ngjajnë innfrastrukturës së shekullit të kaluar.
“Neve na mbetet puna e vështirë por do t’i rregullojmë të gjitha problemet e trashëguara. Shërbimet publike do të modernizohen, gjersa qytetin historik do të mbrojmë”, përfundoi ai.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...