Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait, i cili u varros të martën.
Gjykata Speciale nuk i dha leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tre ditësh ai është lejuar të vizitojë varrin e të atit.
Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës pas orës 10:00.
Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen e tij. /Indeksionline
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...