Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Në një postim në Facebook, Hasani tha se Thaçin e gjeti në formë të mirë shpirtërore dhe optimist, shkruan Arbresh.info.
“E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se e drejta do të trimfojë. Ishte vërtetë mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia dhe kthjelltësia e vizitonit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm që proceset gjyqësore janë një maratonë me t’përpjeta e tatpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht.”, tha ai.
Ndër të tjera, ai i përcjelli urimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama si dhe sigurinë që mbështetja nuk do t’i mungojë në asnjë rast.
“Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet as sakrificat e bijëve të vet ashtu si dje në luftë, por edhe sot në paqe”, u shpreh ai.
Po ashtu, ministri Hasani u shpreh se e ka informuar ish-presidentin zhvillimet e fundit në Shqipër dhe vendet e rajonit.
“Hagë – Bëjmë thirrje për një proces gjyqësor të përshpejtuar, transparent dhe politikisht të paanshëm për: Hashim Thaçin, Kadri, Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos./Arbresh.info/
Zogaj i LDK-së: Nuk kemi marrë ftesë për takim nga Avni Deha...
Ancelotti: Nëse duam që t’i fitojmë La Ligan dhe Kupën e Mbr...
Osmani nis vizitën në Finlandë, do të takohet edhe me mërgat...
Çitaku e PDK-së: Presim zhbllokimin e gjendjes së krijuar ng...
Murati i bindur se opozita ka reflekuar dhe do ta votojë Alb...
Peci: Kandidati është i njëjtë, rrjedha e seancës do varet n...