Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar pas interpretimit që po i bëhet vendimit të fundit të Kushtetueses lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Hasani ka hedhur poshtë idenë se ky vendim u jep deputetëve të komunitetit serb një “veto absolute”, duke e cilësuar këtë si një interpretim të gabuar.
“E drejta e vetos ka qenë një marrëzi që është krijuar këtu, në retorikën e pushtetit të deridjeshëm”, ka deklaruar ai në RTVDukagjini.
Sipas tij, Kushtetuesja ka konstatuar se seanca konstituive nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, por kjo nuk nënkupton se serbët kanë të drejtë vetoje.
Hasani sqaroi se e drejta e vetos ekziston vetëm në dy raste të përcaktuara qartë: te amendamentet kushtetuese dhe te ligjet e veçanta për të drejtat e komuniteteve. Ai kujtoi se edhe ushtria e Kosovës është formuar përmes ligjeve, pa pasur nevojë për ndryshime kushtetuese.
“As serbët lokalë e as shqiptarët nuk mund të krijojnë gjendje jokushtetuese e pastaj të thonë se kanë të drejta absolute. Kjo që po quhet veto nuk qëndron. Rasti është i ngjashëm me zvarritjen e konstituimit të Kuvendit deri në zgjedhjen e Dimal Bashës. Ashtu si u gjet zgjidhja atëherë, duhet të gjendet edhe tani”, ka theksuar Hasani.
LEXO EDHE:
Kushtetuesja publikon vendimin: Seanca konstituive nuk ka përfunduar
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”