Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, theksoi nevojën për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re, në mënyrë që të avancohet në çështjet jetike për vendin.
“Pasdite u takova me ushtruesin e detyrës së Kryeministrit Kurti dhe me ambasadorët e tjerë të Quint-it. Inkurajova formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re që të veprojë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje të rëndësishme, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe avancimi drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.
Kujtojmë se në takimin e Kurtit me ambasadorët e QUINT-it u diskutua edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...