Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vlerësoi lart kontributin e shoqërisë civile në zhvillimin e vendit, por kërkoi nga ata që të jenë të pavarur të ruajnë privatësinë, ngase siç tha ai nuk i pëlqen përkëdhelja.
Kryeministri tha se nëse të gjithë i kryejnë detyrat e veta, Kosova mund të shënojë një përparim të shpejtë, ose një zbatim të shpejtë të MSA-së e po ashtu që Kosova të kalojë në status të kandidatit për Bashkimin Evropian.
“Nëse të gjithë ne i kryejmë detyrat e shtëpisë, kam besim të madh që Kosova mund të shënoj një përparim të shpejtë, ose një zbatim të shpejtë të MSA-së. Mundemi të kalojmë në status të kandidatit. Njëkohësisht zbatimi i MSA-së është vetvetiu materia që e bjen liberalizimin e vizave. Ne e dimë që është i lidhur liberalizimi dhe me shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Mirëpo, për ketë temë do të përdorim standarde që krejt bota i ka. Një marrëveshje që nuk e kanë ratifiku dy Parlamente nuk është marrëveshje e përmbyllur, mbetet projekt marrëveshje. Procedurat e gjetjes së fakteve që i nxjerr komisioni ynë shtetëror prapë është procedurë, standard kjo që e vërteton se si ka shkuar një proces paraprak. Dhe pastaj ne nuk duhet të bëjmë ndonjë zbulim, ka procedura qysh trajtohen këto tema mes shteteve , qofshin dhe anëtare të NATO-s, qoftë të dyja… Qoftë njëni aspirant me u anëtarësu në BE siç është rasti ynë“, tha Haradinaj.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë gjatë kryesimit të Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...