Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Plemetin dhe ka marrë pjesë në nisjen e punimeve në asfaltimin e rrugës Sitnica, në Obiliq. Më tej kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e realizimit të këtij projekti për banorët e këtyre fshatrave.
“Kemi ardhur në respekt të këtij projekti që i bën bashkë shqiptarët dhe serbët dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën e Obiliqit, dhe i përgëzojmë për këtë projekt”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se ka kërkuar nga KEK-u që t’iu jap përparësi familjeve që janë të shpërngulura dhe do të insistojnë që në investimin e ri të përfshihen banorët e Obiliqit, ata që janë të gatshëm për punë, sepse këto zhvillime, siç tha ai, kanë ndikim edhe në ambientin jetësor.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se projekti i cili kap vlerën rreth 230 mijë euro, është rrugë e cila lidhet me urën dhe vazhdon nga Plemetini deri në Hamidi, Palaj, Shipitullë, e që realizohet nga Ministria e Infrastrukturës.
Po ashtu, kryetari Gashi, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për përkushtimin e tij dhe punën e madhe që po e bën për Obiliqin, duke thënë se vitin tjetër do të ndryshojë shumëçka në këtë komunë.
Ndërsa nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Slavisa Jakovljeviq, ka thënë se më e rëndësishmja për ta është fakti se kryetari i Komunës nuk i ka harruar asnjëherë dhe se çdoherë që ka pasur kohë i ka vizituar ata, duke e ftuar kryeministrin Haradinaj për vizitë në shtëpinë e tij, me ç’rast kryeministri Haradinaj e pranoi ftesën dhe më pas e vizitoi familjen e nënkryetarit të kësaj Komune.
Njëri nga banorët e kësaj pjese, nga komuniteti serb, e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për angazhimin ndaj komunës së Obiliqit, duke thënë se qeverisja dhe bashkëpunimi në mes kryetarit dhe nënkryetarit është një shembull edhe për komunat tjera.

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin