Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Federatën Pan-Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Vatra.
Haradinaj tha se biseduan së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.
“Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi. Ishte fat historik për shqiptarët, që edhe pse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, shkruan arbresh.info.
“Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh tutje Haradinaj./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron