Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është shprehur se Ushtria dhe Policia do të jenë prioriteti i tyre.
Ai ka shkruar se krahas krijimit të kushteve dhe rritjes së pagave do të jem i pakompromis që, siç u shpreh, brenda 6 muajve të përmbyllet dhe miratohet ligji për pensionin e Policisë, i barabartë me atë të Ushtrisë.
“Krahas krijimit të kushteve dhe rritjes së pagave do të jem i pakompromis që: Brenda 6 muajve të përmbyllet dhe miratohet ligji për pensionin e Policisë, i barabartë me atë të Ushtrisë. Ndërsa brenda 12 muajve të zgjidhet përfundimisht sigurimi shëndetësor dhe jetësor për Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës”, tha ai.
Haradinaj u shpreh gjithashtu se “ky është një hap i domosdoshëm për dinjitetin e atyre që çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e vendit”.
“Policia dhe Ushtria meritojnë respekt, siguri dhe trajtim të barabartë jo vetëm me fjalë, por me ligj dhe veprim. Do të jemi krah secilës dhe secilit që shërben në mbrojtje dhe sigurinë e popullit dhe Kosovës”, shkroi ai
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...