Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka uruar qytetarëve të Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit Ditën e Çlirimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka shprehur mirënjohje familjarëve të dëshmorëve që i sollën lirinë Atdheut.
“Qytetarë të Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, urime Dita e Çlirimit! Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së nga Prishtina, Kaçaniku, Hani i Elezit e mbarë Kosova, të cilët me guxim e sakrificë i sollën lirinë Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.
“Mirënjohje të thellë për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë veprimtarët që, me përkushtim e sakrificë ndër vite, kontribuan që sot ta gëzojmë shtetin tonë të lirë. Falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatëve që qëndruan përkrah nesh në ditët më të vështira”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...