Roli i kryeministrit të Kosovës në tryezën për dialog me Serbinë do të ngelet në hije.
Kjo sepse vetë Ramush Haradinaj Haradinaj vlerëson se ka shumë punë brenda vendit për të kryer.
Ai ka thënë në Rubikon të KTV-së se përfaqësuesi i Kosovës në dialog, qoftë ai edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duhet të mandatohet nga Kuvendi.
“Presidenti vazhdon këtë proces, pra është vazhdim i dialogut paraprak, e përfaqëson Kosovën. Mirëpo për fazën që po hyjmë duhet të shkojmë me një formulë e cila është e qëndrueshme dhe buron nga Parlamenti, edhe të cilën pastaj, i i mandatuari Presidenti ose kushdo që është, që në këtë rast unë do ta kem të vështirë me marrë shumë rol se e shoh që kam shumë punë të shtëpisë, por kushdo që e përfaqëson Kosovën, si rasti ynë që është Presidenti, pse jo, duhet të jetë i mandatar prej Parlamentit”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se nuk bëhet fjalë për një dialog pa prezencën e shtetit amerikan.
“S’mund të vazhdojmë në dialog nëse s’është Amerika në tavolinë”, përfundoi ai.
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet