Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i dalin në ndihmë Turqisë, pas situatës së krijuar nga përhapja e zjarreve në disa pjesë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse është nevoja duhet dërguar edhe njësitet e FSK-së.
Turqia është duke u përballur me zjarre të mëdha, ku deri tash janë raportuar 4 të vdekur dhe janë shkaktuar dëme.
“Me shqetësim po përcjellim lajmet për zjarret shkatërruese që kanë kapluar Turqinë.
Institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje