Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, realizoi një vizitë pune në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPPH), me ç’rast u informua nga ministrja e kësaj ministrie, Albena Reshitaj, me gjendjen në këtë ministri, prioritetet e saj dhe projektet që janë duke u realizuar.
Kryeministri Haradinaj theksoi se është me rëndësi që të avancojë baza ligjore, që ligjet e nevojshme dhe menaxhimi i tyre të jetë efikas dhe të ketë kapacitet
zbatues.
Duke njoftuar për vizitën që do të ketë në Bruksel më 17 nëntor, kryeministri Haradinaj tha se ajo që duhet të ketë vëmendjen tonë, është agjenda evropiane dhe
zbatimi i MSA-së, prandaj, siç potencoi kryeministri, duhet të qartësohet deri atë ditë se ku ka arritur Kosova me MSA-në dhe çka mund të bëjmë vitin që vjen.
Ndërkaq, ministrja Reshitaj duke falënderuar kryeministrin për mbështetjen e ofruar në realizimin e prioriteteve të kësaj ministrie, theksoi se mjedisi dhe mbrojtja e tij, do të jenë prioritet i kësaj Qeverie, duke u nisur nga menaxhimi i mbeturinave, trajtimi i lumenjve, trajtimi i ujërave të zeza, ngritja e cilësisë së ajrit, krijimi i hapësirave të gjelbra, planifikimi hapësinor, duke respektuar zbatimin e plotë të kornizës ligjore që lidhet me këtë ministri.
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...