Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një tubim në qytetin e Istogut.
Ai ka prezantuar planin për zhvillimin e Istogut duke premtuar investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Për Kosovën Fituese anëtare e NATO-s – Për Istogun e Lavdisë dhe të Zhvillimit!
Istogu, ku çdo pëllëmbë tokë flet për histori dhe potencial të jashtëzakonshëm, përballet me një paradoks të dhimbshëm – zona më e pasur me burime ujore në Kosovë, vuan nga mungesa e ujit. Fshatrat që dikur ishin simbol i prodhimtarisë bujqësore, sot përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Gentiana Gashi-Pepaj, juriste me profesion dhe kryetare e klubit të Karatesë në Istog, Frashër Brahimaj, ekspert i xehetarisë dhe profesor universitar, Ukë Blakaj, bir i dëshmorit dhe ndërmarrës i suksesshëm, dhe Bekë Berisha, veteran i luftës dhe përfaqësues në Kuvend tash e dy mandate,, janë garancë e kësaj treve që do ta kthejnë lavdinë e Istogut.
Ne do të investojmë në sistemin e ujitjes për çdo fshat të Istogut dhe do të ndërtojmë termocentralin e ri që do t’i japë fund krizës energjetike. Ne do të shkojmë përtej, duke ndërtuar Autostradën e Dukagjinit që do ta bëjë Istogun pikë kyçe të zhvillimit ekonomik.
Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro. Do të trefishojmë financimin për bujqit e Istogut dhe do të ulim TVSH-në për produktet bazë. Me këtë ekip dhe me këtë vizion, Istogu do të jetë shembull i Kosovës Fituese./Arbresh.info
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...