Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, ndërsa me këtë rast tha se ngritja e cilësisë në arsim është prioritet i qeverisë.
Haradinaj tha se përmirësimi i sistemit të arsimit, krijimi i shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kenë një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së, janë disa nga prioritetet dhe ndihma e shtetit gjerman në adresimin e këtyre projekteve ishte dhe mbetet e domosdoshme.
“Ngritja e cilësisë së arsimit në vend është synim parësor qeverisës dhe për këtë qëllim, për këtë fushë kemi rritur buxhetin për 12 për qind. Sot në takim me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, prirë nga udhëheqësi i projektit Boris Scharlowski, me ambasadorin Christian Heldt dhe ministrin e arsimit të Kosovës, u dakorduam që së bashku t’i jetësojmë projektet e GIZ që mbështesin cilësinë në arsimin tonë, me avancimin e reformave si dhe me aplikimin e arsimimit dual, teorik dhe profesional. Përmirësimi i sistemit të arsimit, krijimi i shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së, janë disa nga prioritetet dhe ndihma e shtetit gjerman në adresimin e këtyre projekteve ishte dhe mbetet e domosdoshme”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa