Takimi është quajtur i frytshëm, ndërsa kryeministri vlerëson se raportet mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike.
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë.
Kënaqësi ta prisja Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë europian.
Për më shumë, Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha” shkruan Haradinaj në njoftim.

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar