Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Enda Kenny, në Dublin.
Kryetari Haradinaj dhe kryeministri Kenny, kanë diskutuar një shumë çështje, përfshirë progresin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit politik e teknik ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, njofton kumtesa partiake.
Kryeministri Kenny e siguroi Haradinaj se Kosova do ta gëzojë përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës.
Kryetari Haradinaj po qëndron për një vizitë disaditëshe në Dublin, ku do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit dhe do të marrë pjesë në promovimin e botimit në gjuhën angleze të librit “Haradinaj dhe Haga” të autorit Michael O’Reilly.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale