Nuk kanë të ndalura takimet e Ramush Haradinajt me ambasador.
I radhës është takimi me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Me këtë rast, ambasadori francez Didier Chabert e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën e re, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Republikën e Kosovës.
Ambasadori Chabert, po ashtu theksoi detyrën e madhe që e ka përpara Qeveria e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane, duke ofruar përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve në fushën e gjyqësisë, ekonomisë dhe kulturës.
Kryeministri Haradinaj tha se MSA-ja do të jetë themeli i programit të tij qeverisës./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron