Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
“Danimarka gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës”, shkroi Haradinaj.
“I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë