Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në këtë takim biseduan për zhvillimet akuale në vend, shrkuan ARbresh.info.
“Prita në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Schnetzer biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe gjithashtu vumë theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve”, shkroi Haradinaj.
Tutje kreu i AAK-së e ka falënderuar ambasadorin Schnetzer për ndihmën e vazhdueshme që Austria e ka dhënë për Kosovën.
“Ambasadorin Schnetzer, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%