Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar. Temë e diskutimit ka qenë nevoja e reformimit të administratës publike. Pjesë e takimi ka qenë edhe koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, dhe sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Artan Berisha.
“Për të ecur përpara me reformat e gjithanshme, nevoja e reformimit të administratës publike është e rëndësisë së veçantë dhe i jep impuls afrimit të Kosovës me BE-në.
Administrata publike është pasqyra e shtetit dhe për këtë prioritet i Qeverisë është pakoja prej tri projektligjeve për administratën publike, për zyrtarët publik si dhe për pagat.
Në takim me Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yağcılar, dhe koordinatorin nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, u dakorduam që në këtë pako, sidomos ligji për pagat dhe nivelizimin e tyre, duhet të sjellë drejtësi dhe barazi” shkruan Haradinaj në njoftim.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...