Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin e lartë për Evropë Qendrore të Atlantic Council me seli ne Washington, Jörn Fleck.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se në takim ka shprehur orientimin e natyrshëm euro-atlantik të Kosovës dhe synimin që të jetë pjesë e NATO-s, përcjell Arbresh.info.
“Shpreha vlerësimin tim për punën qe Atlantic Council e bën në funksion të agjendës integruese euro-atlantike. Theksova edhe njëherë orientimin tonë të natyrshëm euro-atlantik dhe synimin që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj.
“Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave”, u shpreh në fund Haradinaj.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...