Kosova dënon ashpër sulmet terroriste që mbrëmë kryen ekstremistët në Vjenë dhe i qëndron përkrah popullit mik austriak dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global.
Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.
Stublla i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Ajo tha se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë, në luftën kundër terrorizmit.
“Republika e Kosovës qëndron afër qytetarëve të Vjenës ku ndodhën sulme terroriste, duke ndjerë dhembjen dhe trishtimin e austriakëve. Kryerësit e këtyre akteve terroriste meritojnë dënimin më të lartë të mundshëm, ndërsa obligimi ynë i përbashkët është që t’i bashkojmë forcat të gjithë në luftën dhe çrrënjosjen e terrorizmit”.
“Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit, e përkushtuar për një botë më të sigurt për të gjithë”.
Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të m...
Ministri i Jashtëm belg vjen nesër në Prishtinë, takohet me ...
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin