Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, ka kremtuar bashkë me kryeparlamentaren sllovene , Urshka Klakoçar Zupançiq dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, Benedejçiq.
Me këtë rast, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Sllovenia ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset.
“Sllovenia, një partnere e rëndësishme e Kosovës, sot shënoi Ditën Kombëtare. Këtë ditë të veçantë, kisha kënaqësi ta kremtoja bashkë me kryeparlamentaren sllovene znj. Urshka Klakoçar Zupançiq, e cila po qëndron për vizitë në vendin tonë, si dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, znj. Benedejçiq. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e deritashme dhe për përkushtimin e tyre në forcimin e lidhjeve të ngushta bilaterale mes vendeve tona”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira