Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se AAK ka nisur sot, takimet dhe konsultimet me grupet e interest në kuadër të dialogut social.
Në këtë takim me përfaqëusesit e Sindikatave, Grupi Parlamentar i AAK-së, janë ngritur dy çështje kryesore atë të ngritjes së vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, si dhe për idenë planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave, bën të ditur Haradinaj, shkruan Arbresh.info.
“Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...