Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës në Korishë të Prizrenit.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se atë ditë ishin ekzekutuar 77 shqiptarë të pafajshëm, përfshirë edhe 14 fëmijë, shkruan Arbresh.info.
“Pak ditë para ardhjes së lirisë, duke e parë humbjen e pashmangshme, shteti fashist serb po e intensifikonte dhunën dhe gjenocidin ndaj popullatës së pambrojtur. Sot, me dhembje të thellë, në Korishë të Prizrenit, kujtuam 77 shqiptarët e pafajshëm, përfshirë edhe 14 fëmijë, të ekzekutuar në Korishë dhe fshatrat përreth”, ka shkruar Haradinaj.
Ndër të tjera ai tha se drejtësia vazhdon të jetë një ëndërr për familjet që vazhdojnë të vajtojnë të dashurit e tyre, jetët e të cilëve i rrëmbeu armiku.
“Edhe pse ka kaluar një çerek shekulli, shteti serb ende nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet makabre kundër popullit shqiptar. Drejtësia vazhdon të jetë një ëndërr për familjet që vazhdojnë të vajtojnë të dashurit e tyre, jetët e të cilëve i rrëmbeu armiku, e ata që nuk janë riatdhesuar ende, mbeten plagë e hapur për tërë shoqërinë tonë.”, shtoi kreu i AAK-së.
“Nderimi për heroizmin dhe sakrificën e tyre mbetet gjithmonë në kujtesën tonë historike”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin