Dy fëmijë nga Kosova kanë humbur jetën të martën në një lum të Francës.
E për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se u shpreh ngushëllime familjes për rastin tragjik.
“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës.
U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që njëra nga viktimat ishte vajzë e lindur në 2014-en ndërsa vëllai i saj i lindur në 2017-ën. Nëna e fëmijëve ka deklaruar se ishte bërë të ditur se fillimisht në ujë kishte rënë vëllai ndërsa motra e tij ishte mbytur duke u përpjekur ta shpëtoj atë.
Edhe nëna 35 vjeçare kishte hyrë në ujë por nuk kishte arritur t’i shpëtonte./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron