“Besoj që në intervistë gjenerali do të sqarohet dhe do ta shohin që është i pafajshëm. Intervistat janë të logjikshme, por këto intervista po bëhen padrejtësisht, janë një etnike. Do të thotë nuk thirren në intervista pjesëmarrës të tjerë që dyshohen se kanë bërë krime. Kështu që unë mendoj se kjo Gjykatë, sido që të shkojnë rrjedhat, do të dështojë”, ka thënë ai për Zërin.
Haradinaj tutje është shprehur i vendosur se me dhënien e intervistës nga Mustafa procesi lidhur me të do të përfundojë aty.
“Mustafa do ta sqarojë atë dhe do të shihet se nuk ka material që të procedohet më tej. Kështu që kjo do të kryhet krejt thjesht”, ka vazhduar nënkryetari i OVL-së së UÇK-së.
E keqja e vetme në këtë mes sipas tij është maltretimi i serishëm i atyre që kanë bërë çmos për lirinë e vendit të tyre.
“E keqja është që këta djem të cilët kanë vuajtur për lirinë e këtij vendi prapë po duhet të sakrifikojnë për lirinë dhe për pavarësinë e tyre. Do të tregojnë që janë të pafajshëm dhe po ashtu do ta tregojnë edhe pafajësinë e UÇK-së”, është shprehur ai, duke e krahasuar Specialen me gjykatat e fashizmit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...