Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku koalicioni i tij me Nismën doli i katërti, duke siguruar 7 për qind të votave.
Në një postim në Facebook, Haradinaj falënderoi 66 mijë votuesit dhe shprehu se kishte pritur një rezultat tjetër.
“Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht”, tha Haradinaj.
Koalicioni AAK-Nisma ka siguruar tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, prej të cilave tre janë përfaqësues të Nismës./Arbresh.info
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...