Ramush Haradinaj e ka quajtur ‘marre për ledine’ vendimin e sotëm të Qeverisë për riprocedimin në Kuvend të Gjykatës Speciale.
Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj e ka quajtur të turpshëm vendimin e sotëm të Qeverisë për riporcedim në Kuvend të amendamenteve që lejojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Tha se Qeveria me këtë vendim ‘ofendoi inteligjencën e qytetarëve’.
Në emisionin ‘Debat’ në RTK i rikonfirmuari në postin e të parit të AAK’së u ka kërkuar Kryeministrit Isa Mustafa dhe zëdhënësit të tij Hashim Thaçi, që të tregojnë sipas tij, arsyen e vërtetë e këtij veprimi.
Sipas tij më mirë është të thuhej se po u kërkohet me e riprocedu çështjen sesa që siç u shpreh Haradinaj, të ripërsëriten argumentet që janë thënë para se Kuvendi të jepte fjalën e tij për Gjykatën.
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur