Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në veri të vendit në lidhje me vendosjen e barrikadave në rrugët e komunave veriore.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga qeveria të heqë urgjentisht barrikadat, ndërkaq nga Serbia ka kërkuar të heqë dorë nga politika luftënxitëse.
“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare”, ka shkruar Haradinaj.
Ai apeloi po ashtu që BE-ja dhe ShBA-ja të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë./arbresh.info/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...