Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, shkaurn Arbresh.info.
“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus.”, ka shkruar Haradinja.
Tutje ai ka falënderuar kryeministrin Rama për qëndrimet e tij.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, ndërsa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.
Ai është shprehur se Pavarësia e Kosovës është vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por kjo s’mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.
”Sado që të mundohet, Kosova, pavarësia e së cilës, e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh apo aneksime të paligjshme”/Arbresh.info.
Lexo edhe:
Rama përplaset me Rusinë në OKB: Pavarësia e Kosovës u vulos nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...