Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zëvendës presidenti i parë i BERZH-it, Jurgen Rigterink.
Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Rigterinkun për të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, për stabilitetin makrofiskal dhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.
Haradinaj ka falënderuar Rigternikun dhe BERZH-in për përkrahjen e projekteve zhvillimore të Kosovës në fushat si zhvillimi i sektorit privat, zhvillimi i sektorit të energjisë dhe zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukturore të Kosovës me vendet në regjion.
Më tej, kryeministri ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të BERZH-it, në projekte që do të fuqizonin zhvillimin e zonave industriale, për korporatat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të rritur produktivitetin dhe përmirësuar cilësinë, ndërmarrjet eksportuese dhe fusha tjera të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët dhe stabilitetin e bizneseve në Kosovë.
Nga ana e tij, zëvendës presidenti i parë të BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka vlerësuar progresin e Kosovës duke thënë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në zhvillimin e projekteve dhe investimeve për të ardhmen.
Në këtë takim, të dyja palët u zotuan në implementimin e projekteve infrastrukturore, si rehabilitimi i rrjetit hekurudhor Hani i Elezit – Prishtinë, rruga Kijevë – Zahaq, ndërlidhja e Kosovës me gazsjellësin TAP, implementimi i projekteve për trajtimin e ujërave të zeza derisa në fokus të Qeverisë do të jetë ndërtimi i digave për rritjen e kapacitetit ujor të Kosovës dhe projekti Unaza e jashtme e qytetit të Prishtinës.


Rama: Sporti në shkolla, energji dhe garë për të rinjtë në m...
Barcelona monitoron nga afër Fisnik Asllanin
Izraeli bombardon Teheranin dhe Bejrutin, Irani sulme me rak...
Policia sekuestron dy armë në Vushtrri
Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja, Senati mbështet Don...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...