Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, të udhëhequr nga kryetari i kësaj Shoqate, Naser Bajraktari.
Në fillim, përfaqësuesit e Shoqatës e informuan kryeministrin për funksionimin e shoqatës, partnerë me të cilët bashkëpunojnë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në veçanti Agjencinë për Mbështetjen e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Komisionin Evropian.
Përfaqësuesit e Shoqatës theksuan se ngritja e cilësisë së qumështit ka bërë që situata me fermerët të jetë shumë më e mirë, por kërkuan që mos të ketë vonesa në realizimin e subvencioneve të ndara për ta.
Kryeministri Haradinaj tha se do të jap mbështetjen maksimale të tij dhe të Qeverisë që drejton.
“Prodhuesit janë vija e parë e zhvillimit ekonomik, andaj do t’ju qëndroj afër me përkushtimin më të madh” theksoi kryeministri.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron