Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Haradinaj dhe Minxhozi diskutuan rreth proceseve aktuale në vend, shkruan Arbresh.info.
“Ambasadorin Minxhozi e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Po ashtu, kreu i AAK-së në shenjë respekti për kontributin, ambasadorit Minxhozi i ndau mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...