Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kushdo që e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë bën gabim të madh.
Haradinaj ka folur të martën në RTK.
“Ata, Kurti dhe Osmani, mund të vendosin reciprocitetin, si masë më të gjërë, por duke mos e hequr taksën. Taksa nuk i pengon. Me heqjen e taksës shkaktohen pasoja të tjera. Atë ditë që koalicioni i ardhshëm i rikthen mallrat serbe është gabim kardinal dhe që nuk falet”, ka thënë ai.
Haradinaj nuk ka dashur të tregojë qëndrimin e tij pasues në rast se do të ndodhte një gjë të tillë. “E quajta gabim kardinal”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se duke qenë në opozitë do ta përkrahë pushtetin e ri në temat që ka të drejtë, por gjithashtu do ta kundërshtojë aty ku nuk ka të drejtë.
“Ajo që na prêt tash e tutje, unë nuk e lidhi vetëm me pozicion a individ, por me tema. Nëse pozita ka të drejtë në tema do t’i përkrahim, aty ku nuk kanë të drejtë do t’i kundërshtojmë. E njëjta do të ndodhë edhe me opozitën, me PDK-në. Nuk do t’i shohim njerëzit, do t’i shohim temat”, ka thënë ai.
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...
Rama ndan mirënjohje për mjekët familjarë në Ditën Botërore ...
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...