Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, priti një delegacion të fëmijëve, të UNICEF-it, Save the Children, dhe Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.
Kryeministri Haradinaj, në një diskutim të sinqertë dhe të hapur me delegacionin e fëmijëve, u zotua se kjo qeveri do të ketë zero tolerancë ndaj ushtruesve të dhunës ndaj fëmijëve, duke punuar në sigurimin e një mjedisi mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallim. Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës është inkorporuar në strategjinë legjislative për këtë vit, dhe do të respektohet në plotni.
Qeveria do të ketë prioritet largimin e narkotikëve nëpër shkolla, edukimin cilësor si dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës.
Po ashtu, Kryeministri u zotua se do të ketë kujdes të shtuar në përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, jo vetëm me kornizën legjislative, por edhe me zbatim konkret dhe të plotë të tyre.
Fëmijët e njoftuan kryeministrin me Rezolutën për të Drejtat e Fëmijëve, të cilën kryeministri u zotua se do ta prezantojë para kabinetit qeveritar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...