Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do të japin disa propozime te takimi i presidentes Vjosa Osmani me partitë politike.
“Ne do t’i japim idetë se si mund të dalim nga kjo gjendje. Angazhohem për një qeveri të opozitës. Nëse gjendet një zgjidhje për një qeveri kalimtare, edhe atë e shqyrtojmë. Nuk jemi që të mbetet gjendja e bllokuar”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se do të ulet në tavolinë me këdo që ka ftuar Osmani në takim, duke përfshirë edhe emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Takimi është me presidenten, ia kam konfirmuar pjesëmarrjen. Unë nuk mund të caktoj se kush mund të jetë në tavolinë, nuk mund të jap vërejtje për këdo që ka ftuar presidentja, por ju e dini se qëndrimet e mia nuk ndryshojnë”, ka thënë kreu i AAK-së./rtk
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...