Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 11 Nëntorit, që është edhe Dita e Veteranit.
Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës mbetet përjetësisht falënderuar për shërbimin e tyre.
‘’Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Populli ynë mbetet përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, i cili mbrojti lirinë dhe paqen në botë, por solli edhe lirinë në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën! ’’, ka shkruar Haradinaj.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...