Në përvjetorin e 26-të të rënies së dëshmorit Yll Morina, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar kujtimin e tij.
Haradinaj theksoi se Yll Morina, së bashku me shumë shokë trima nga Gjakova, ishte rreshtuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që në ditët e para të luftës, duke i dhënë jetën atdheut.
“Yll Morina, bashkë me shumë shokë trima nga Gjakova ishte rreshtuar me UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. Trimëria dhe vendosmëria e tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë. I pavdekshëm në kujtimin e brezave – një krenari e Gjakovës, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...